Ilustrim

IPK në vendin e ngjarjes ku dyshohet se u vra polici nga kolegu i tij

Inspektorati Policor i Kosovës, më saktësisht hetuesit e këtij institucioni kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është vrarë një zyrtar policor nga kolegu i tij.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka ka konfirmuar se janë njoftuar për rastin.

“Tani mundemi me konfirmu që IPK është njoftuar për rastin dhe hetuesit janë në vendin ku ka ndodhur incidenti dhe së bashku me njësi tjera është duke u bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprime tjera hetimore”, tha Beka.

KALLXO.com raportoi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës.

Siç mëson KALLXO.com dyshimet e para janë se në një ndejë një zyrtar policor është qëlluar me armë zjarri dhe i dyshuari është një koleg i tij.

Tutje burime të KALLXO.com tregojnë edhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja të armës ndërsa ekipet e policisë, IPK-së dhe njësitë tjera relevante janë në vendin e ngjarjes.

Polici që u qëllua ishte dërguar edhe në Emërgjencë por nuk ka arritur të i mbijetoj plagëve të marra.

Detaje të reja për vrasjen e policit në Zllatar, dorasi dyshohet të jetë kolegu i tij