Policia e Kosovës duke kryer kontrolle

Policia jep detaje për arrestimin e djeshëm në Leposaviq

Dje gjatë ditës, tek vendi i njohur si “Ura e Bistricës” që gjendet rrugës për në qytetin e Leposaviqit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar.

Ai u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit 24-orësh policor, i dyshuari kishte postuar në rrjete sociale një foto me armë në dorë.

KALLXO.com dje raportoi se arma për të cilën bëhet fjalë është një pushkë automatike.

Pas arrestimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë bërë edhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo siç edhe thuhet në raportin policor aty nuk është gjetur diçka.

Policia ka thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.