Aksident mes dy veturave te liqeni i Badovcit- Fotografi

Një aksident në të cilin janë përfshirë dy vetura ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në magjistralen Gjilan- Prishtinë më saktësisht në liqenin e Badovcit.

Qytetarë që kanë qenë duke kaluar nga kjo magjistrale kanë dërguar fotografi dhe pamje të aksidentit që ndodhi sot.

Në bazë të fotografive dhe pamjeve, dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e rendit të Policisë së Kosovës por edhe një makineri e cila bën shpërndarjen e materieve për shkrirjen e ngricave nëpër rrugë.

Në Kosovë në orët e mëngjesit pati edhe reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi sot se gjatë ditës do të ketë reshje të borës por edhe të shiut.