Policia interviston të dyshuarit për vjedhje në Aeroport
03.3.2022 - 10:55
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka intervistuar personat e dyshuar që kanë kryer vjedhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari gjatë periudhës 15 dhjetor 2021 dhe më 9 janar të këtij viti.
Në dy rastet Policia e Kosovës pas intervistimit i ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarit.
“Njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në ANP. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në dy njoftimet e policisë, për vjedhje në ANP.