Ilustrim

Policia i konfiskon brenda veturës mbi 1 kilogram marihuanë

Dy persona janë arrestuar nga ana e policisë së rajonit të Pejës në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Pejë.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë ditën e djeshme ndërsa të dyshuarit deri sa po qarkullonin në veturën me targa të Shqipërisë me të cilën kishin qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 6 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Përveç narkotikëve policia ka gjetur edhe, 150 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarve u është sekuestruar edhe vetura në të cilën janë gjetur substancat narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.