Substancat narkotike të konfiskuara nga Policia e Kosovës- Foto: Policia e Kosovës

Policia i gjen marihuanë një personi në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Pejë.

Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substanca e dyshuar narkotike e llojit të Marihuanës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.