Foto: PK.

Policia gjobit me 300 euro një person për tejkalim të shpejtësisë në autostradë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjobitur një person me 300 euro gjobë dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të veturës, për shkak të tejkalim të shpejtësisë në autostradë.

Sipas njoftimit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 60 km/h, Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar një person duke drejtuar veturën me 142 km/h.

“I njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.