Policia e Kosovës konfiskon stimulues seksual në Zhegër (FOTO)

Policia e Kosovës, kanë konfiskuar në fshatin Zhegër, një sasi të konsiderueshme të barnave në mesin e tyre edhe stimulues seksual.

“Gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall”, thuhet në njoftim për media.

Policia ka shtuar se pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

  • Kamagra 19X50x7,
  • Daleron 25x8x500,
  • Kalcium 6x40x50+40x40x50,
  • Testosterone118x5x10,
  • Clenbutero l94x5x100,
  • Lunata 5x12x10,
  • Sintrom 1000 x20,
  • Lexilium 22x10x30,
  • Sulfaspalim 98×50,
  • Vitamin A+D3 120×50,
  • Cutirox 470×50,
  • Ketanol 200×10,
  • Salbutamol 198x10x60,
  • Volsulfleks 59×30+28×60,
  • Karopelidol 150×25,
  • Klindamicin 141×16,
  • Alvotadin 20 – Sirup,
  • Deprozel 40×20,
  • Stugeran 300×50,
  • Andol 49×20,
  • Oikomid 305×60,
  • Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast,
  • Torecan 110×50,

Policia shton se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent i cili pritet të marr masat për veprime të mëtejme ligjore.