Ilustrim

Policia e Kosovës arreston një shtetas të Serbisë që kërkohej nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësia e saj FAST Kosova ka arrestuar një shtetas të Serbisë, ndaj të cilit kishte urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL.

“Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar  me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla.