Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin për vrasje të rëndë, ishte në arrati për shumë vite

Policia e Kosovës ka njoftuar sot ka arrestuar personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.

“Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur  me nofkën “Liza”- thuhet në njoftimin në facebook.

Sipas policës, I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”- thuhet tutje në njoftim.

Tutje policia sqaron se të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.