Ilustrim.

Policia arreston dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga rajoni i Prizrenit për posedim të lëndëve narkotike.

Lënda narkotike, sipas policisë është gjetur gjatë një kontrolli në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur në Prizren, pronë e të dyshuarve A.A., (2000) dhe E.A., (1997).

“Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, dhe me vendim të prokurori të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.