Polemika me Mimoza Kusarin, Hoti garanton pjesëmarrje të barabartë të Kosovës me vendet e Ballkanit në 'mini-Shëngen'

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha sot se në nismën për haritimin e marrëveshjes për ‘mini-Shengenin ballkanik’, Kosova do të marrë pjesë si palë e barabartë me vendet e ballkanit.

Këtë sqarim Hoti e bëri pas pyetjes së deputetës Mimosa Kusari Lila, e cila ka kërkuar nga kryeministri të sqarojë se si e sheh zbatimin e ‘mini-Shengenit ballkanik’.

“Si e shihni ju zbatimin e ‘mini-Shengenit ballkanik’, përkundër gjitha argumenteve që i keni dhënë në kundërshti me këtë proces”, tha Kusari Lila.

Hoti tha se më 4 shtator e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim të marrëdhëneve ekonomike mes Kosovës e Serbisë. Në kuadër të kësaj marrëveshje Hoti tha se bënë pjesë edhe ‘mini-Shengeni’.

“Në takimet e përfaqësuesve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nga takimet e tyre në Ohër dhe në Novi Sad ka dalë vetëm një deklaratë politike nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar”, tha Hoti.

Hoti shtoi se në Washingtaon janë zotu të marrim pjesë në këtë nismë për hartimin e marrëveshjes.

“E si do të duket marrëveshja do të varet mes negociatave mes vendeve përfshirë edhe Kosova. Ju garantoj që do të marrim pjesë në këtë nismë vetëm si palë plotësisht e barabartë si të gjitha vendet e Ballkanit”, tha Hoti.

Hoti i tha Kusarit se “unë nuk i ndërroj pozicionet, ti e di mirë këtë, por t’i sa herë që i ndërron ulëset i ndërron pozicionet e tua”.

Me 4 shtator të vitit 2020 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata e Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi