Deklarata e Trump pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë - Serbi

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video gjatë ceremonisë së nënshrimit të amrrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Trump në video shprehet se sot, dy shtete kanë arritur një marrëveshje historike për normalizimin ekonomik.

“Vërtetë një ditë e rëndësishme dhe historike në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë , të cilat arritën një marrëveshje historike për përparimin ekonomik. Shumë vite dhe dekada e një historie tragjike dhe marrëveshje të dështuara, administrate ime porpozoi për krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike. Askush nuk ka besuar se kjo mund të bëhet e mundur ndërsa unë mendoj se mund të funksionojë shumë mirë”, është deklaruar Trump.

Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën e Serbinë

Thaçi përshëndet arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë

Isa Mustafa përshëndet marrëveshjen, falënderon Trumpin