Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Podujevë, gjendet një person i vdekur në oborrin e tij, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme me 23.03.2024 në fshatin Dumnicë e Poshtme të Komunës së Podujevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa ka bërë të ditur se ka filluar hetimet.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.