Podujevë, gjatë kontrollit të një veture Policia gjen 2 Kallashnikovë, 2 revole dhe 491 fishekë

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture në Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar dy AK-47 me 395 fishekë dhe dy revole, njëra e llojit CZ dhe tjetra TT, me 96 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në Podujevë të premten rreth orës 22:20.

Sipas Policisë, i dyshuari është në arrati.