ILUSTRIM- Kallashnikovi i konfiskuar nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës

Në 24 orët e fundit policia sekuestroi 3 kallashnikovë e një pushkë gjuetie

Në tri raste të ndara policia ka regjistruar si të sekuestruara tri kallashnikovë, një pushkë gjuetie, karikatorë e disa fishekë.

Fillimisht një rast ishte regjistruar dje rreth orës 17 e 30 në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës.

Pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave të dyshuar, njëri nga ta kishte ekspozuar një armë zjarri e më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhje kishte gjetur e sekuestruar një pistoletë, shtatë fishekë dhe dy kallashnikovë.

Deri më tani policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të arrestuar ndërsa rasti është regjistruar si armëmbajtje pa leje.

Një rast tjetër është regjistruar në fshatin Vërrnicë të Komunës së Vushtrrisë. Mbrëmë rreth orës 21 e 28.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë dhe një karikator me 11 gëzhoja.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Korenicë të Komunës së Gjakovës, në orët e mbrëmjes policia në një pikë kontrolli kishte ndaluar një veturë.

Brenda veturës është gjetur dhe konffiskuar një pushkë gjuetie dhe 200 copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.