Gjuajtje me armë në Leposaviq, Policia e gjen veturën e braktisur me një kallashnikov brenda

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatën se në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, nga një veturë është shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, organet e rendit kanë gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një armë AK-47.

“Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë” – thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.