Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet një burrë, Policia e pa një video të tij duke gjuajtur me kallashnikov

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili kishte publikuar një video ku shihet duke gjuajtur me kallashnikov.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është parë në një video duke shtënë me armë zjarri AK-47”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për këtë rast, prokurori i rastit ka vendosur që ta lirojë në procedurë të rregullt.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit.