Foto: Ilustrim

Podujevë: Djali rrah nënën e tij

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga djali i saj.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dy netë më parë në Podujevë ndërsa gruaja është ankuar në polici gjatë ditës së djeshme.

Gjithashtu në raport policor thuhet se djali i dyshuar është në arrati.

Pas dhunës së ushtruar ndaj gruas, kjo e fundit ka pranuar edhe trajtim mjekësor.