Biblioteka "Hivzi Sylejmani" Prishtinë; Fotografi: Shpen Ahmeti në Facebook.

Planifikohet restaurimi i bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Drejtoria për Kulturë është duke hartuar detyrën projektuese për ruajtjen, restaurimin dhe adaptimin e ndërtesës së ish-bibliotekës, Hivzi Sylejmani.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Drejtoresha për Kulturë, Blerta Basholli është takuar me artistët Driton Selmanaj, Alban Muja dhe Jakup Ferri për të diskutuar se si mund të shfrytëzohet kjo hapësirë duke adresuar edhe nevojat e artistëve për hapësira krijuese.

Sipas tij në takim u diskutua që ky ambient të shfrytëzohet si galeri e qytetit, studio për artistë vendas si rezidencë për artistë të huaj e hapësira për diskutime të ndryshme.

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” Prishtinë; Fotografia: Shpend Ahmeti në Facebook.