Të hënën fillon puna në Bibliotekën "Hivzi Sylejmani"

Me 15 qershor rifillon puna në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani’ por me rregulla parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit, rregullat e reja të huazimit të librit janë:

Gjatë huazimit të librit vetëm pesë persona lejohen të hyjnë në objekt;

Në rast se ka më shumë se pesë persona të interesuar, në të njëjtën kohë, atëherë tjerët presin jashtë objektit;

Pajisjet mbrojtëse janë obligative si: maska dhe dorëza dhe pa ato nuk lejohet hyrja në objekt;

Është obligative ruajtja e distancës fizike prej 1.5 deri në 2 metra ;

Orari i punës zgjat nga ora 08:oo deri në orën 16:oo gjatë pesë ditëve të javës (e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe e premte).

Ndërsa sallat e leximit do të mbesin të mbyllura deri në udhëzimet nga organet përgjegjëse dhe puna zhvillohet vetëm në objektin e bibliotekës në Dardani.