Bibliotekës 'Hivzi Sylejmani' i shtohen mbi 1.000 tituj të rinj

Të gjithë adhuruesit e leximit tanimë kanë një derë për të kërkuar titujt e tyre të preferuar të librave, duke filluar nga literatura angleze dhe ajo franceze e deri te përrallat për më të vegjëlit.

1.426 tituj të rinj iu shtuan bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni.

Në listën e shfrytëzuesëve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.

“Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri te përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai./RTK