Planet për blerjen e armëve për Policinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në buxhetin e miratuar në mëngjesin e hershëm të së dielës, ka paraparë investime në armatimin e Policisë së Kosovës.

Investimet e Qeverisë Kurti për Policinë e Kosovës nuk janë investime të reja, pasi që të njëjtat kanë qenë të planifikuara nga vitet paraprake.

Për vitin 2020, Qeveria e Kosovës ka paraparë që t’i shpenzojë 595 mijë euro për armë dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës.

Poashtu, Qeveria ka menduar që të investoj edhe në Policinë Kufitare të Kosovës. Është planifikuar të blihen 250 mijë euro armë të gjatë që do të jenë në përdorim të njëjësisë së Policisë kufitare.

Qeveria ka paraparë që për vitet 2021, 2022 të investoj për armë për Policinë e Kosovës edhe 900 mijë euro të tjera për këto 2 vite.

Ndërsa për Policinë Kufitare Qeveria ka paraparë të investoj 500 mijë euro.

Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro.

Buxheti total për Policinë e Kosovës për vitin 2020 është 96 milionë e 701 mijë e 309 euro, ku 69 milionë euro do të shkojnë për paga dhe mëditje.  15 milionë euro për mallra dhe shërbime.