Foto-ilustrim

Plagosje në Prizren

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri  në fshatin Hoqe të Prizrenit.

Viktima është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, të cilit i është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se ka plagosur viktimën.

“Lidhur me rastin hetuesit policorë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.