Foto: Ilustrim

Plagosja në Vushtrri, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar sot, më 21.02.2024, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.O., i cili dyshohet për veprat penale – vrasje në tentativë dhe – armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, dyshohet se më 20.02.2024, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone të cilën po e punonte i dëmtuari N.V., i pandehuri ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të të dëmturit, i cili është qëlluar.

Prokuroria njofton se i pandehuri gjendet në ndalim me aktvendim të prokurorit të shtetit.

Ndryshe, seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet në Gjykatën e Mitrovicës.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast.