Plagosja në Prishtinë, policia sqaron rrethanat

Një person ka mbetur i plagosur e një tjetër ka pësuar lëndime pas një përlejshe fizike e cila ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti Haziraj.
“Rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku më pas është përdorur edhe arma e zjarrit. Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike”,ka thënëAhmeti-Haziraj.
Ajo shtoi se në lidhje me rastin katër persona që dyshohen se kanë marrë pjesë në përleshje janë shoqëruar në polici.
KALLXO.com orët e mbrëmjes së sotme raportoi se policia kishte ndaluar një veturë ku gjendej njëri nga të dyshuarit.
Kapja e tij u bë në afërsi të Menzës së Studentëve.