Foto: Ilustrim

Plagosja në Deçan, arrestohet një i dyshuar

KALLXO.com ka raportuar para disa minutash se një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Rasti për KALLXO.com u konfirmua zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Një person është arrestuar në lidhje me palgosjen dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan.

“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”, ka thënë Rugova.