Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Plagoset një person pas të shtënave me armë në Podujevë

Një person ka marrë plagë nga disa të shtëna me armë të cilat kanë ndodhur sonte në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me armë zjarri në rrugën “19 Qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë tjera për ekzaminimin në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti- Haziraj.

Ajo shtoi se  i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjithashtu Ahmeti- Haziri shtoi edhe se hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar gjithashtu edhe për sqarimin e rrethanave që dërguan deri te plagosja.