Pezullohet procesi i vaksinimit për shkak të festës së Bajramit
Nesër është festa e Fiter Bajramit apo e njohur për qytetarët Bajrami i Madh, dhe për këtë arsye, vetëm për nesër, do të pezullohet dhënja e vaksinës kundër COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur para mediave menaxheri për vaksinimi në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi.
Ai po ashtu njoftoi se nga ora 08:00 deri në orën 12:00 në këtë sallë janë vaksinuar rreth 750 qytetarë të moshës 65 vjeç.
Që nga mëngjesi është vërejtur fluks i lartë i qytetarëve për vaksinimi, pasi që janë parë me dhjetëra qytetarë duke pritur në rend për të hyrë në sallë.
Tutje, Bardhi theksoi se ka gjatë ditës kanë pasur edhe qytetarë të komunave tjera të cilët kanë dashur të vaksinohen. “Jo asnjë qytetar me mbi 65 vjeç nuk e kemi kthyer mbrapsht, pavarësisht a ka qenë i regjistruar (në e- shëndetësia) apo jo, por të cilët e kanë dëshmu që e kanë pasur të pamundur të regjistrohen andaj asnjë nuk është kthyer”, tregoi tutje.
Qytetarja nga Prishtina, Melihate Brada, 80 vjeçare është vaksinuar sot në sallën “1 Tetori”. “Mirëpo ndihem nuk kam kurrfarë dallimi. Po stafi shëndetësor më kanë prit shumë mirë”, tregoi ajo për KALLXO.com
Edhe Fahri Dragusha nga Prishtina është vaksinuar sot. Ai në një intervistë për KALLXO.com tregoi se momentalisht po ndihet shumë mirë edhe u shpreh i kënaqur me pritjen që i është bërë nga stafi shëndetësor.
Qytetarët do të mund të vaksinohen nga ora 08:00 – 19:30.
Dy ditë më parë Kosova ka pranuar 38,400 vaksina “AstraZeneca”, nga aleanca COVAX nëse bëjmë përllogaritje me 24 mijë vaksinat e pranuara nga kontingjenti i parë kuptojmë se deri më tani Kosova ka marrë donacion 62,400 vaksina “AstraZeneca” si dhe 4,680 vaksina Pfizer/ BioNtech nga pjesa e parë e 95 mijë vaksinave në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rreth 750 qytetarë u vaksinuan sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë