Petkoviq thotë se Serbia do të kërkojë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit në lidhje me dinarin serb

Petar Petkoviq, drejtor i ashtuquajturës ‘Zyrës së Qeverisë për Kosovën’, ka thënë se Serbia do të kërkojë seancë urgjente në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, në lidhje me dinarin serb.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një krizë që të dërgon në “spirale të dhunës” dhe ai vlerësoi se serbët në Kosovë, sipas tij, janë në pozitën më të keqe.

“Arsyet pse kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se Albin Kurti po bën spastrim etnik të popullit serb në Kosovë, ose siç thuhet ligjërisht në konventa po krijon jetë të padurueshme” – citohet të ketë thënë Petkoviq, raporton Danas.

Ai shtoi se në vitin e fundit më shumë se 14 për qind e serbëve janë larguar nga territori i Kosovës dhe jetojnë në Serbinë qendrore.

Ai vlerësoi se SHBA-ja “për herë të parë” që nga fillimi i krizës “reagoi në mënyrë adekuate” dhe se njoftimi i Hovenier ishte “inkurajues” pasi që ai dënoi sulmin ndaj institucioneve serbe në Kosovë.

“Sigurisht që Amerika nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj të ashtuquajturës Kosovë të pavarur, por në këtë rast, kur është fjala për heqjen e dinarit, i cili po krijon një fatkeqësi humanitare në Kosovë, shohim një tjetër reagim në qarqet serbe” – ka thënë Petkoviq.

Bashkimi Evropian ka thënë se komunat ilegale serbe që u mbyllën gjatë ditëve të fundit nga autoritetet në Kosovë, nuk do duhej të mbylleshin në këtë moment, pasi sipas tyre, kufizon qasjen e komunitetit serb në shërbimet themelore sociale.

BE-ja ka thënë se Kosova duhet të shmangë veprimet e njëanshme, sipas tyre, që mund të rrisin tensionet në vend.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesën për të shtyrë zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës duke u shprehur e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të cilat kanë thënë se kanë efekte të drejtpërdrejta dhe negative te qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.

SHBA përsëri bën thirrje për shtyrjen e vendimit për dinarin: Këto veprime panevojshëm janë duke rritur tensione ndëretnike