Petkoviq: Në dialog do të kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se në takimin në Bruksel do të diskutojnë tema që janë ekskluzivisht pjesë dhe përmbajtje e marrëveshjeve që janë negociuar deri më tani.

Në një deklaratë para mediave para takimit të sotëm me emisarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, Petkoviq ka thënë se Serbia do të kërkojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën deri më tani.

“Ne nuk po kërkojmë asgjë të re, nuk po kërkojmë asgjë të pamundur, ne thjesht po kërkojmë zbatimin e asaj që është rënë dakord – jo më pak dhe jo më shumë se kaq,” citohet të ketë thënë Petkoviq, raporton RTS.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë që sot dhe nesër në takimet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe negociatorin Petar Petkoviq do të diskutojnë tema “shumë tema urgjente”.

Lajçak ka thënë se pret që të ketë mirëkuptim të dyanshëm për rrugën përpara.

“Sot dhe nesër, do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ka shumë çështje urgjente që do të diskutohen dhe pres të gjejmë një mirëkuptim të ndërsjellë për të ardhmen”, ka shkruar Lajçak në tëitter.

KALLXO.com ka provuar gjatë ditës të marrë qëndrime nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës për zhvillimet në Bruksel, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, Bislimi dhe Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, Bislimi dhe Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sot vazhdon dialogu në Bruksel