Foto-ilustrim

Pesë të lënduar nga një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur gjatë mbrëmjes  në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, përkatësisht tek Fshati i Vjetër.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”,ka thënë ai për KALLXO.com.