Pesë armë zjarri dhe pesë thika sekuestrohen në rajonin e Prishtinës në 24 orët e fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë thika në 24 orët e fundit.

Tri armë zjarri janë sekuestruar në Podujevë, një në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.

Ndërsa armët e ftohta (thikat) janë sekuestruar në Obiliq, Lipjan dhe Prishtinë.

Policia ka njoftuar se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e Policisë.