Personi që u gjet i vdekur në Kaçanik kishte rënë në humnerë me veturë para tre ditëve

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoj se në Kaçanik një person është gjetur i vdekur.

Policia e Rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se viktima kishte rënë në humnerë me veturën e tij tre ditë më parë.

“Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit -Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet ku e përfshirë ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, në bazë të informatave të deritanishme, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe me të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura drejtuesi ka humbur kontrollin.

“Ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë dhe drejtuesi H.Rr., 47 vjeçar, nga lëndimet e marra ka vdekur”, njofton Policia.

Tutje në njoftim thuhet se vetura dhe trupi i viktimës janë gjetur sot rreth orës 11:00.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për në obduksion”, njofton Policia.

Gjendet i vdekur një burrë në Kaçanik, dyshohet se ra me veturë në greminë