Gjendet i vdekur një burrë në Kaçanik, dyshohet se ra me veturë në greminë

Një person rreth 48 vjeçar është gjetur i vdekur para pak minutave në Kaçanik.

Shefi i operativës rajonale, major Mehmetali Hajdini  e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Para pak minutave është gjetur viktima, i cili dyshohet se ka rënë nga një lartësi rreth 100 metra me veturë në një greminë”, ka thënë Hajdini.

Ai tutje ka bërë të ditur se viktima është gjetur në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit para pak minutave.