Përmbytje në Serbi, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe përmbytjeve, Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qytete, raporton RTS.

Komuna si Oseçina, Krupnje, Loznica, Lubovia, Zvonik, Arilje, Kosjeric, Lucani dhe Kraljevo, kanë pësuar dëme të mëdha, dhe më shumë se 700 familje u përmbytën.

Lumi Lubovija shkatërroi dy ura, ndërsa trafiku në disa rrugë rajonale është ndërprerë.

Zjarrfikësit gjatë gjithë natës kanë evakuuar rreth 70 familje, në këto vendbanime, ndërsa në mëngjesin e sotëm gjenda është qetësuar, mirëpo pritet që reshjet që mund të jenë në ditët e ardhshme të rrezikojnë përsëri këto vendbanime.

Kjo pasi që gjatë ditës, reshje të mëdha priten në pjesën qendrore dhe jugore të Serbisë.