Përgjakja te Mati 1, fotografi nga vendi i ngjarjes

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në Prishtinë në lagjen Mati 1. Gazetari i KALLXO.com raporton se ka parë persona të vdekur në rrugë e po ashtu disa persona të lënduar.

Kalimtarë të rastit kanë sqaruar se ka pasur të shtëna me kallashnikov ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Reporterrët e KALLXO.com kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.