Seanca e Kuvendit më 17 shtator 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Përfundon seanca për pikat e papërfunduara në Kuvendin e Kosovës

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila si pika të rendit të ditës kishte pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator.

Në këtë seancë dështoi të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Nga ora 13:00 Kuvendi do të ketë seancë të re parlamentare me  gjashtë pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,
  6. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,