
Trepça - Peja , Salla Minatori Mitrovicë
Përfundon çereku i parë, Peja në epërsi
18.5.2023 - 20:44
Ka përfunduar çereku i parë në finalen e basketbollit mes Trepçës dhe Pejës me rezultat 17 – 21 për mysafirët.
Çereku u karakterizua me një lojë intensive, ndërsa nuk ka munguar as atmosfera nga tifozët.
Ndeshja po luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Në katër ndeshjet e Play Off-it, mitrovicasit dhe pejanët kanë fituar nga dy ndeshje, sa herë që luajtën si vendas ndërsa sonte do të shpallet kampioni.