Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet nga zjarri një shtëpi trekatëshe në Deçan

Pasditën e sotme një shtëpi është kapluar nga zjarri në Deçan.

Rasti për KALLXO.com u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, nuk ka të lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 17: 45 Policia në Deçan është njoftuar për një zjarr në një shtëpi në qytetin e Deçanit. Janë njoftuar edhe zjarrfikësit e Deçanit të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes, po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikësit nga Peja. Zjarrfikësit janë duke u përpjekur që ta shuajnë zjarrin në një shtëpi trekatëshe. Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë e më pas ka kapluar edhe katin e dytë. Nuk ka persona të lënduar”, tha zyrtari policor.