Për 6 ditë, rreth 6 mijë aplikime për subvencionim të pajisjeve për ngrohje

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar se brenda 6 ditëve të para kanë pranuar rreth 6 mijë aplikime për subvencionim të pajisjeve për ngrohje si pjesë e thirrjes për subvencionim të energjisë për 10 mijë familje.

Ministrja Rizvanolli gjatë përurimit të renovimit të Soliterëve në kryeqytet tha se investime në efiçiencë të energjisë janë shumë të nevojshme.

“Mësimet që janë nxjerrë nga këto investime në efiçiencë nga ana e MCC-së janë të nevojshme për të ardhmen. Siç e dini ne tashmë kemi nisur me një fond prej 6 milionë euro për masa të efiçiencës për familje, për pajisjet efiçinete të ngrohjes. Për vetëm 6 ditë, kemi pasur gati 6 mijë aplikime. Masa të ngjashme do vazhdojnë edhe në të ardhmen, por edhe investime të ngjashme si këto në Ulpianë” – tha Rizvanolli.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë.

Pajisjet të cilat do të subvencionohen janë; pompë termike, pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.

Ministrja Rizvanolli pati deklaruar se përmes kësaj thirrje do të përfitojnë rreth 10 mijë familje. Ndërkaq kursimi nga këto masat për këtë dimër do të jetë 12 milionë euro.

Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 14 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri me datën 20 Tetor 2022 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është 21 ditë kalendarike nga dita e aplikimit në fazën e parë.

Hapat për të aplikuar për t’u subvencionuar për efiçiencë të energjisë