Pensionohet sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi është pensionuar.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi sot para fillimit të mbledhjes së Kryesisë.

Ai tha se është falënderues për bashkëpunimin gjatë 17 viteve të punës së tij në këtë pozitë.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka falënderuar Krasniqin për punën e tij duke i uruar pensionim të mirë.

“Na ka ndihmu gjithmonë për mbarëvajtjen e Kuvendit dhe udhëheqjen e seancave” – ka thënë Konjufca.

Në një deklarim të shkurtë për media, sekretari Krasniqi tha se është falënderues për bashkëpunimin për rreth 17 viteve të punës së tij në këtë institucion.

“Për mua ka qenë nder, kënaqësi, ka pasë stres por megjithatë jam i kënaqur që kam arrit që për gjithë këto vite kam qenë krahu i djathtë i të gjithë deputetëve që kanë pas nevojë për këshillat e administratës” – është shprehur Krasniqi.

Ismet Krasniqi pozitën e sekretarit të Kuvendit të Kosovës e ka ushtruar që nga viti 2006.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative; Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës.