Penguan policët derisa po shqiptonin gjobë për zhurmën nga lokali, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës të cilët dyshohen se kanë penguar shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal.

Sipas raportit policor, tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Siç njofton Policia, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.