Pejë, vozit në kahun e kundërt, Policia e identifikon dhe e gjobit shoferin

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë ka identifikuar shoferin, i cili sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale shihet duke vozitur në kahun e kundërt, duke rrezikuar veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në zonën e fshatit Zahaq.

Pamjet tregojnë shoferin duke vozitur në kahun e kundërt të rrugës.

Policia i ka shqiptuar gjobë 150 euro shoferit dhe 1 pikë negative.

Sipas vendimit për kundërvajtje, pas verifikimit është kuptuar se veturës i kishte skaduar regjistrimi që nga muaji janar.