Pejë, qytetari u ofron ryshfet policëve

Një person është arrestuar nën dyshimin për dhënie të ryshfetit.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës, të dielën rreth orës 13:00.

Sipas PK-së, i dyshuari u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit policor.