Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pejë, u gjet i dehur në vozitje, tentoi t'u japë ryshfet policëve

Është arrestuar një burrë në Pejë i cili pasi ishte ndaluar nga policia kishte rezultuar me 1.58 promil alkool.

Sipas raportit policor i njëjti kishte tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policorë prej 50 eurove më ç’rast ishte arrestuar dhe kartëmonedha është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.