Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshime se theren me thikë një të mitur

Të enjten në Pejë janë arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur, pasi dyshohet se gjatё njё përleshje nё mes disa personave ata kishin therur me thikë një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, i mituri që kishte pësuar lëndime ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo më pas të njëjtit janë arrestuar nga Policia.

“Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, janё arrestuar tё dyshuarit. Pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ( i mitur) ёshtё liruar nё procedurё te rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.