Pejë, i dyshuari detyroi një grua të konsumojë substancë narkotike

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar një grua të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën më 25 prill rreth orës 21:40.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.