Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Pejë, gjendet i vdekur një person

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.