Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet një person për vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, me 1 gusht, rreth orës 22:00 ka arrestuar një person, të dyshuar për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’ , ‘Vjedhje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar nga njësitet e policisë në sheshin ‘Skenderbeu’ në Pejë.

“I njëjti pas arrestimi është ndaluar në ndalim policor për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.